Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Vendi në kolaps nga papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët.

Ashtu si ditën e djeshme, në qendër të takimit është plani me pesë pika i propozuar nga PD-ja për lehtësimin e krizës së krijuar në vend nga pandemia covid-19.

Kryedemokrati sqaroi në hollësi pesë pikat e propozuara nga PD-ja që kanë të bëjnë me ndërhyrjen në sistemin shëndetësor, ndihma për sistemin arsimor, ndihma për qytetarët dhe biznesin e vogël e të madh.

“Çdo jetë që do humbet për shkak të papërgjegjshmërisë së kryeministrit Rama dhe çdo vend pune apo dëm ndaj qytetarëve e biznesit për shkak të korrupsionit e babëzisë së tij, do e konsideroj vepër penale dhe ai do përgjigjet.” – tha Basha.

Basha theksoi më tej se vendi është në kolaps dhe i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa të menjëhershme për zbutjen e situatës.

“Nëse sot nuk mbahet përgjegjësi, nesër do mbahet, kjo është e sigurtë. Po nuk është kjo çështja e momentit. Shqiptarët kanë nevojë sot për ndihmë e mbështetje sepse situata ka kaluar tashmë në kolaps. Ajo që kemi paralajmëruar po ndodh. Po rritet me shpejtësi numri i të infektuarve sepse nuk është marrë asnjë masë. Sistemi shëndetësor është në kolaps sepse mjekët janë jashtë loje. Edi Rama nuk ka ndërmend të marrë masa, ka ndërmend të vijojë vjedhjen.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *