Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama e ka nisur me një postim lidhur me numrin e vrasjeve në vend përgjatë viteve 2012-2019.
Duke iu përgjigjur akuzave të vazhdueshme të opozitës për kriminalitetin e shtuar në vend, Rama tregon përmes një tabele se numri i vrasjeve ka rënë ndjeshëm.
Nga 126 vrasje të ndodhura në 2012-ën, numri i vrasjeve ka rënë në 58 në 2019-ën.
Kreu i qeverisë thotë se ka shmangur statistikat e vitit 2020 meqë viti s’ka përfunduar ende.
“Me këto shifra që tregojnë sa shumë kanë harruar disa që flasin për rritje të krimit (ndërkohë që nuk po vendos 2020-ën sepse shifra është ende më shumë domethënëse, po meqë viti s’ka mbaruar akoma), ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas tabelës.