Vendosni fjalën kyçe....

S’përmbahet Alizoti: Turp, fatkeqësi që shqiptarët zgjedhin të qeverisen nga një i marrë


Mbrëmjen e kaluar analisti Tomor Alizoti nuk u përmbajt përballë kolegëve në studion e emisionit “Open”, duke thënë se të gjithë po mbronin “një të marrë”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Një grup analistësh ishin mbledhur për të diskutuar mbi Asamblenë e të Premtes të Partisë Socialiste.

Por se nuk kishte një asamble politike por një i marrë që bën show dhe gallatë, ndërsa e konsideroi banal diskursin e përdorur.

“Edhe Partia e Punës e bënte më bukur Asamblenë. Pra nga ana estetike, konceptuale dhe nga ana e debatit formativ.

Ajo është në shkallët e Amfiteatrit, një individ që flet tërë kohës dhe nuk flet për vetëqeverisjen e tij, por flet për personat që i ka kundërshtarë. Pra ka tetë vjet në pushtet dhe për mua ky është problemi i tërë politikës shqiptare, që vetë shqiptarët të pranojnë një gjë të tillë kaq të shëmtuar, të quash një gjë të tillë Asamble që përngjan me një kabare-show. Por në Kabare-show nëpër botë nëpërmjet humorit ka inteligjencë, ka ironi, këtu ka vetëm banalitet.

Ka një Asamble në botë këtu? Asamble është kjo? Cili është kuptimi i Asamblesë?

Futuni në fjalore, Asambleja është mbledhja e një grupi personash me një ide të përbashkët që diskutojnë si të arrijnë një qëllim në mënyra të ndryshme. Aty nuk kishte diskutim. Dhe të lutem mos më ndërprit.. Aty është një njeri që flet tërë kohën dhe bën show dhe thotë: Fajin e ka Meta, Luli ha shalqi…

Kjo nuk është politikë, është qesharake. Dhe mua më vjen keq që i gjithë ky version shoqëror shqiptar nëpërmjet interesit mbrojnë një të marrë. Kjo është marrëzi.  Kjo nuk është një Asamble Politike. Kjo nuk është Asambleja as e Koresë së Veriut. Është e turpshme që një njeri del e flet tërë kohën: Ilir Meta, Lul Basha. Kjo nuk është politikë. Mbase po e them pak me emocione. Më lër ta mbaroj. Kjo është e turpshme, është fatkeqësi. Fatkeqësi e kësaj shoqërie.

Nuk ka faj ai, në të gjithë botën, ka njerëz si Edi Rama, por nuk i lë kush të qeverisin. Është fatkeqësi e kësaj shoqërie që pranon një njeri që ka tetë vjet që bën vetëm gallatë. Pse i duhet edhe një mandat tjetër Edi Ramës? Çfarë mund të bëjë ky njeri më shumë, që i duhen dhe dhjetë mandate të tjera?” – deklaroi Alizoti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *