Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj sfidon Metën: Hajde garo në Tiranë dhe të shohim kush është më i mirë


Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka komentuar përplasjen mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama.

Veliaj e cilësoi gjuhën e Metës si të padenjë për një president dhe se e ka humbur fokusin e pozicionit të tij duke u marrë me punë që janë poshtë tij.

Kryebashkiaku më tej e sfidoi Metën që të garojë për Bashkinë e Tiranës për të parë sipas tij se kush është më i mirë.

Është një gjuhë e padenjë për një president, presidenti Moisiu nuk do fliste kurrë kështu. Meta ka humbur fokusin, merret me Astirin, Teatrin, president që do të bëjë punët që janë poshtë tij s’kisha parë. Më shumë do të japë mend për punët e tjerëve, se për atë që është caktuar. Gjuha përçarëse, fyese, nuk i shkon Metës. Hajde garo për kryetar Bashkie dhe të shohim kush është më i mirë“-tha Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *