Me burg përjetë është dënuar Kasem Pirjasi ndërsa me 35 vjet burg, Hysnie Hoxhallari.
Dy personat në fjalë u dënuan nga gjykata e Vlorës lidhur me vrasjen dhe djegien e bashkëshortit e vjehrrës së Hysnie Hoxhallarit, Olsi e Selkie Hoxhallari.
Hetimet për ngjarjen e rëndë që ndodhi në 21 janar të vitit 2018, zgjatën dy vite e në përfundim prokuroria kërkoi burg përjetë për të dy personat në fjalë.
Pirjasi e Hysnie Hoxhallari kishin një lidhje jashtëmartesore me njëri-tjetrin gjë që dyshohet se është bërë edhe shkak i krimit të rëndë.