Vendosni fjalën kyçe....

Vrau shokun për borxhin te Kodrat e Liqenit, prokuroria kërkon 35 vjet burg për autorin


Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35-vite burg për Islam Mylkajn. Ai akuzohet për vrasjen e Haxhi Baçinozit në mars të vitit 2019.

Ky i fundit u vra në kodrat e Liqenit Artificial në sy të djalit të tij. sipas prokurorisë, 62-vjeçari Mylkaj u përplas fillimisht me fjalë me Baçinozin lidhur me një borxh të vjetër prej rreth 45 mijë eurosh që autori i kishte viktimës nga tregtia e përbashkët mes tyre vite më parë.

Pas kësaj, autori i akuzuar e qëlloi me pistoletë Baçinozin duke e lënë të vdekur.

Pas ngjarjes së rëndë, Mylkaj u dorëzua në polici duke pohuar se e kishte kryer vrasjen pasi ndihej i fyer dhe kërcënuar nga ish-ortaku i tij në biznes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *