Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim përgënjeshtron Agjencinë Telegrafike Shqiptare


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka përgënjeshtruar titullin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare për lajmin e lidhur me aktivitetit e prezantimit të rezultateve të raportit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit.

Bëhet fjalë për lajmin me titull “Ambasadorja Kim: Qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta, dua duartrokitje për ministren Gjonaj” për të cilin diplomatja e amerikane ka kërkuar nëpërmjet një postimi në tëitter rregullimin e tij.

Ky titull është çorientues dhe duhet të korrigjohet. Kjo nuk është ajo që thashë.”-shkruan Kim në postimin e saj në Twitter duke e shoqëruar linkun e deklaratës së saj të shpërndarë nga sajti i Ambasadës dhe linkun e lajmit të ATSH-së.

Por si qëndrojnë deklarata e zbardhur në sajtit e Ambasadës amerikane dhe lajmit të shpërndarë nga ATSH-ja?

Faleminderit Ministër Gjonaj. Unë gjithashtu dua të falënderoj Kryeministrin Rama, dhe natyrisht, Ambasadorin Soreca për mbledhjen e sotme për të theksuar sukseset në sektorin e drejtësisë në Shqipëri. Unë mendoj se është një shenjë shumë pozitive që Shqipëria vazhdon të diskutojë një temë që është thelbësore për të ardhmen e këtij vendi – parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Qeveria e SHBA dhe populli i Shteteve të Bashkuara janë të përkushtuar për një të ardhme demokratike, të sigurt dhe të prosperuar për Shqipërinë. Ne jemi të përkushtuar ndaj një Shqipërie që do të zërë vendin e saj në mesin e komunitetit të demokracive në Evropë dhe do të rrënjosë një ndjenjë optimizmi tek qytetarët e saj për të ardhmen e saj.

Një pjesë e madhe e rrënjosjes së këtij optimizmi është duke demonstruar se qeveria e Shqipërisë po punon në emër të qytetarëve dhe jo në emër të interesave të ngushta, ose në një linjë me xhepat e politikanëve ose partive të tyre politike. Qytetarët e Shqipërisë, si të gjithë qytetarët në të gjithë botën, meritojnë qeverisje të mirë. Ata meritojnë të kenë besim se fondet publike – paratë që vijnë nga djersa e punës së tyre-po përdoren për të përmirësuar jetesën e tyre të përditshme”-thuhet në deklaratë. 

Ndërsa në shkrimin e ATSH shkruhet: “Duke folur falë një komunikimi online gjatë aktivitetit të prezantimit të rezultateve të raportit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) për Shqipërinë, Kim tha se, “kur shikoj Reformën në Drejtësi në Shqipëri është një çështje që ka të bëjë me të vendosurit e një këmbe pas tjetrës. Në një kohë, e cila është historike, në një mal që është po aq i thepisur sa ç’mund të jetë. Sikurse Luigi dhe të tjerë e kanë thënë, korrupsioni është një problem i madh, është një mal problemesh në Shqipëri, po hap pas hapi ne jemi duke bërë përparim”.

Kim vlerësoi lidershipin e ministres Gjonaj në luftën në korrupsionit, duke u shprehur se, “kjo është larg një deklarate fitoreje, por është një çast për t’u shënuar dhe për t’u festuar dhe për të pohuar lidershipin e jashtëzakonshëm të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe stafit të saj që ka mundësuar këtë. Ju ndoshta keni një nga punët më të vështira në të gjithë Shqipërinë, por ju keni qenë këmbëngulëse duke vendosur hap pas hapi, këmbë pas këmbe drejt ngjitjes tuaj në majë. Dëshiroj që t’i japim një duartrokitje ministres Gjonaj dhe gjithë personelit të saj për punën e tyre”.

Në videon më poshtë është deklarata e ambasadores Yuri Kim i shoqëruar me përkthim në shqip nga përkthyejsa zyrtare.

Deklarata që shkaktoi këtë përplasje u bë gjatë një aktiviteti të prezantimit të rezultateve të raportit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *