Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen disa zyrtarë të ARRSH-së në Durrës, për çfarë akuzohen (Emrat)

9 persona mes të cilëve zyrtarë të ARRSH-së e biznesmenë janë arrestuar ditën e sotme në Durrës.

Sipas prokurorisë, zyrtarët në fjalë akuzohen për shpërdorim detyre lidhur me dhënien e lejes për ndërtimin e një pike furnizimi me karburant në rrugën Plepa-Kavajë.

Organi i akuzës ka publikuar emrat e shtatë zyrtarëve të ARRSH-së të cilët akuzohen për rastin në fjalë.

Ata janë Agron Hasa, Kastriot Braha, Afërdita Basha e Dhurata Lazaj si specialiste inxhiniere të ARRSH-së e Spartak Tarkaj, Astrit Zenelaj e Lekë Tushaj, me cilësinë e drejtorëve të drejtorive të ARRSS-së, anëtarë të Këshillit Teknik

Njoftimi

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në kuadrin e hetimeve të gjithanshme që po kryen dhe sidomos në hetimin e veprave penale që  kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës dhe të tejkalimit të kompetencave që ligji i ka ngarkuar punonjësve të administratës shtetërore ka regjistruar çështjen penale për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si dhe për veprën penale të ‘Dhënia e ndihmës për ndërtimin e paligjshëm’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199/b dhe 25 të Kodit Penal.

Faktet mbi të cilin është regjistruar ky procedim kanë të bëjnë me një sërë aksidentesh automobilistike që kanë ndodhur në rrugën nacionale Plepa Kavajë dhe konkretisht në kilometrin e  tretë, ndodhet një pikë furnizimi me karburant, i cili dyshohet se është ndërtuar dhe ka marrë leje në kundërshtim me ligjin, Kodin Rrugor  LIGJ 8387 /1998, i ndryshuar me Ligjin Nr.10 488, datë 5.12.2011 dhe VKM Nr.153 datë 07.04.2000 ‘Për miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë’, e ndryshuar VKM Nr. 298, datë 8.4.2015.

Për këtë rast janë kryer hetime ndaj të dyshuarve Agron Hasa,  Kastriot Braha, Aferdita Basha e Dhurata Lazaj si specialiste inxhiniere të ARSH, Spartak Tarkaj, Astrit Zenelaj,  Leke Tushaj  me cilësinë e drejtorëve të drejtorive të ARSh-së, anëtarë të Këshillit Teknik, të cilët kanë konsumuar elemente të figurës së veprës penale të ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe të veprës penale të ‘Dhënia e ndihmës për ndërtimin e paligjshëm’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199/b dhe 25 të Kodit Penal.

Mbi bazen e këtyre fakteve Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës është drejtuar me kërkesë në Gjykatë për caktimin e masave të sigurimit ndaj tyre dhe me datë 14.10.2020 është bërë ekzekutimi i masave të sigurimit të caktuara ndaj shtetasve Agron Hasa, Kastriot Braha , Afërdita Basha, Dhurata Lazaj, Astrit Zenelaj, Spartak Tarka, Lek Tushaj, Rezart Arkaxhiu, Xhevat Vataksi.

Dhe një herë shprehim vendoshmërinë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për zbatimin me korrektësi të ligjit me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të gjithë atyre punonjësve shtetëror të cilët në mënyrë të kundraligjshme përfitojëe nga funksioni që i është dhënë dhe nxjerrin përfitime materiale për të  tretët ose për vete duke dëmtuar pasurinë shtetërore dhe duke sjellë pasoja të rënda për interesat e shtetit dhe të shtetasve në përgjithësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *