Vendosni fjalën kyçe....

Basha akuza Ramës: Ke paguar 75 milionë euro nga lekët e shqiptarëve për inceneratorët


Kreu i PD-së, Basha, i bëri thirrje kryeministrit Rama që të zbatojë planin me pesë pikë të propozuar nga selia blu e të lërë vjedhjet e gënjeshtrat.

Në një postim në Twitter, kreu i opozitës shkruan se ndësa kryeministri Rama nuk u ka dhënë asnjë kacidhe 100 mijë të papunëve, pensonistëve, mjekëve e infermierëve, ka paguar 75 milionë euro nga lekët e shqiptarëve për mafien e plehrave.

“75 milionë euro për mafian e plehrave ka paguar Edi Rama, nga lekët e shqiptarëve.

Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionistët, për mjekët dhe infermierët, për sipërmarrjen drejt kolapsit.

Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash dalë boje.

Zbato planin me 5 pika! Tani!” – shkruan Basha në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *