Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama i zhytur në aferën e inceneratorëve, do komandojë Milva Ekonomin te bashkia e Durrësit


Kreu i PD-së, Basha, ka zhvilluar sërish sot një bashkëbisedim me gazetarët. Ai ka prezantuar pesë pikat e propozuara nga PD-ja për lehtësimin e krizës lidhur me pandeminë Covid-19.

Basha bëri akuza ndaj kreut të qeverisë lidhur me aferën e inceneratorëve duke zbuluar për publikun se Rama po bën gati të komandojë në krye të bashkisë së Durrësit, deputeten Milva Ekonomi për të nënshkruar aferën qindra milionëshe të inceneratorëve.

Kryedemokrati i bëri thirrje kryeministrit Rama që të marrë sa më shpejt masat e duhura për të zbutur situatën në vend duke e akuzuar atë për papërgjegjshmëri kriminale për atë që po ndodh.

Ai shtoi se Rama në panik po bën premtime që i ka bërë 7 vite më parë.

“Çfarë masash ke marrë për premtimin që u ke bërë mjekëve e infermierëve që në mars. Kryeministri në panik po bën ende premtimet e shtatë viteve më parë. Premtoi legalizim falas, shëndetësi, falas, heqjen e akcizës. Ai meriton përbuzjen dhe ndëshkimin që do e marrë më 25 prill. Edhe në kohën e pandemisë vidhte para me tendera sekretë. Edhe kur na goditi tërmeti bëri të njëjtën gjë. Po bëjnë gat të heqin për të pestën a gjashtën herë kryebashkiaken e Durrësit. Po bëjnë gati të heqin kryebashkiaken dhe të komandojnë aty Milva Ikonomin që të nënshkruajë aferën qindra milionë lekëshe të inceneratorëve.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *