Britania është përfshirë nga tensione rreth rregullave të diskutueshme të vendosura nga kryeministri i vendit, Boris Johnson, lidhur me pandeminë Covid-19.
Ka pasur një kosto të madhe për ekonominë. Shifrat e papunësisë janë rritur dhe shumë biznese e shohin veten me shpatulla pas muri. Familjet po vuajnë për të blerë ushqim ndërsa situata nuk premton të përmirësohet së shpejti.
Hulumtimet tregojnë se masat e bllokimit për shkak të pandemisë mund të çojnë në vdekjen e më shumë se 75 mijë personave nga shkaqe të tjera.
Numri i viktimave nisi të rritet pasi njerëzit u detyruan të qëndrojnë në shtëpi për shkak të karantinës së vendosur nga qeveria nuk morën dot shërbimet e nevojshme mjekësore për sëmundjet kronike kryesisht ato të zemrës e kancerit.
Përveç kësaj, sipas studiuesve rënia ekonomike e bllokimet e shkuara e ato të tanishme do e shtrijnë në kohë dëmin ndaj shëndetit të qytetarëve.
Para pak kohësh kryeministri Johnson prezantoi një sërë masash që rikthejne bllokimet në disa rajone të vendit, ku përfshihet edhe Londra.