Lionel Messi u përfshi në një përplasje të ashpër pas ndeshjes me anëtarët e ekipit drejtues të Bolivisë, pasi Argjentina mori një fitore të vështirë në ndeshjen kualifikuese për botërorin e ardhshëm.
Kjo ishte fitorja e parë e argjentinasve në Bolivi që prej vitit 2005 dhe gëzimi i lojtarëve ishte i dukshëm, teksa u panë të festonin pas bilbilit të fundit.
Megjithatë kjo u shoqërua me përplasje pasi kapiteni Mesi u pa duke replikuar me kapitenin rival Marcelo Martins dhe një nga trajnerët e Bolivisë, Lucas Nava, i cili është një argjentinas.
Sipas mediave argjentinase që kapën përplasjen e zemëruar midis Mesit dhe Navës, ylli i Barcelonës i tha atij: ‘Cili është problemi jot, tullac’ e më pas e shau me fjalët ‘bir k*rve’.
Tensionet përfundimisht u qetësuan ndërsa Argjentina vijon rekordin e fitoreve në kualifikuese pas suksesit ndaj Ekuadorit të premten e shkuar.