Prokurorja Pranvera Pustina është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit, e cila është shefe e kabintetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.
Pas verifikimeve rezultoi se Pustina doli në Vetting pa asnjë problem në të tre shtyllat e vlerësimit, atë të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.
Trupa Gjykuese ishte e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja, Suela Zhegu.
Pramvera Pustina përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës.
Në vitin 2015, ajo u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa prej janarit 2020 ajo mban postin e shefes së kabinetit të prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela.