Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama nuk intimidon dot LSI-në, as deputetët e tij nuk e besojnë fitoren e një mandati të tretë


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një interviste për emisionin “Aktualitet” në FaxNews, ka komentuar situatën politike në vend duke analizuar kryesisht betejën e ardhshme elektorale.

Kryemadhi u shpreh se Rama e ka ngritur suksesin e tij duke intimiduar të tjerët, por kësaj radhe e ka të pamundur, pasi ajo dhe LSI janë të paintimidueshme dhe i përgjigjen atij dhëmb për dhëmb. Kretarja e LSI u shpreh gjithashtu se pavarësisht shkeljes së marrëveshjes së 5 Qershorit opozita do ta mundë mazhorancën me votë.

Ajo thekson se as vetë deputetët socialist nuk e besojnë se kanë shanse të fitojnë një mandat të tretë qeverisës.

A mendoni se ndryshimet kushtetuese sjellin bukë në shtëpitë e shqiptarëve. Ne po shkojmë drejt rrëzimit të tij me votë. Nëse dikujt do t’i duket vetja trim le të guxojë t’i prekë zgjedhjet. Ai gjithmonë deri më sot ka ecur duke intimiduar njërin dhe duke intimiduar tjetrin. Por tani i ka ngecur sharra në gozhdë pasi nuk mund të intimidojë as Monikën as LSI-në.

Vetë deputetët e tij nuk e mendojnë kurrë që mund të kenë një mandat të tretë. Duhet të jenë nën efektin e ndonjë substance kur bëjnë deklarata të tilla.

Kryeministri mendon se duke kanabizuar vendin mund të blejë votat e shqiptarëve, por kjo nuk do të ndodhë këto zgjedhje. Unë personalisht kam garuar në disa zona problematike dhe kam sjellë rritje të forcës politike nëpërmjet angazhimit të të rinjve dhe të rejave dhe nuk jemi intimiduar nga bandat”-tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *