Vendosni fjalën kyçe....

Moska: Kemi arritur marrëveshje me Uashingtonin për zgjatjen e paktit bërthamor


Kremlini tha të mërkurën se Rusia nuk ka arritur ende një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për të zgjatur paktin START të armëve, traktati i fundit i rëndësishëm bërthamor mes dy vendeve, pavarësisht pohimeve amerikane që sugjerojnë përparim të rëndësishëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja START i RI, e nënshkruar në vitin 2010, kufizon numrin e mbushjeve bërthamore strategjike që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mund të dislokojnë. Marrëveshja skadon në shkurt të vitit të ardhshëm.

Zyrtarët amerikanë kanë lënë të kuptohet në mediat sociale se është arritur mirëkuptim për zgjatjen e marrëveshjes.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të mërkurën se asnjë marrëveshje nuk është arritur ende, pavarësisht nga ajo që Kremlini shpresonte se do të ishte një mirëkuptim i përbashkët se pakti duhet zgjatur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *