Pamjet e shpërndara në mediat sociale pretendojnë të tregojnë se nga nëndetëse bërthamore në Skoci ka dalë një tym i pazakontë.
Pamjet janë filmuar në Helensburgh ndërsa nuk ka konfirmim zyrtar se në nëndetësen në fjalë mund të ketë rënë zjarr. Përdoruesit e Twitter-it spekuluan se nëndetësja po digjej, ndërsa ndanin pamjet e saj të rrethuar nga të gjitha anët nga rimorkiatorët.
Të tjerë sugjeruan që tymi mund të ishte një shenjë e kalimit të Marinës Mbretërore nga motorët me naftë në ato bërthamorë.
Baza detare në Faslane, Gare Loch, afër qytetit të Helensburgh është qendra e Marinës Mbretërore në Skoci dhe strehon arsenalin bërthamor të Mbretërisë së Bashkuar.
Flota Detare Mbretërore pohoi pas shfaqjes së pamjeve se nëndetësja po kryente një lëvizje rutine rreth një porti por pa përdorimin e helikave.
Tymi, sipas shpjegimit të flotës, është thjesht rezultat i motorëve me naftë të anijes.