Vendosni fjalën kyçe....

“Premtime boshe, greva e protestat s’do ndalen” – Përfundon takimi i naftëtarëve me kompaninë në Ballsh


Pa sukses ka përfunduar takimit mes naftëtarëve të Ballshit e përfaqësuesve të kompanisë, që pretendon se administrin uzinën e përpunimit të naftës.

Sipas naftëtarëve, përfaqësuesit e kompanisë kanë bërë premtime boshe dhe nuk kanë ofruar asnjë zgjidhje për pagat e prapambetura të naftëtarëve dhe për rifillimin e punës.

Sipas kreut të Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautja, greva e urisë do vijojë e po kështu edhe protesta para uzinës e në qytetin e Ballshit.

Naftëtarët kanë theksuar se takimet me përfaqësuesit e kompanisë synojnë prishjen e grevës së tyre dhe ndaljen e protestave. Ata kanë lajmëruar se nuk do ndalen deri sa të marrnin zgjidhje për kërkesat e tyre.

Naftëtarët e Ballshit kanë më shumë se dy javë në grevë urie ndërsa sot u futën në mjediset e uzinës. Ata kërkojnë pagat e prapambetura prej shumë muajsh si dhe rifillimin e punës në uzinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *