Vendosni fjalën kyçe....

Putin njofton regjistrimin e vaksinës së dytë ruse kundër Covid-19: E treta është rrugës


Presidenti Vladimir Putin njoftoi të mërkurën se Rusia ka regjistruar vaksinën e saj të dytë vendase kundër Covid-19, ndërsa një e tretë është rrugës. Një provë e fazës së tretë, me 40,000 vullnetarë, do të fillojë në të ardhmen e afërt.

Në gusht, Rusia ishte vendi i parë që njoftoi regjistrimin e një vaksine Covid-19, vaksinë që është injektuar që prej atëherë nga mijëra qytetarë rusë dhe tani për tani është në mes të fazës së saj të provës përfundimtare.

Me një vaksinë të dytë të regjistruar dhe një tjetër pas dere, Rusia së shpejti do ketë një gamë të gjerë mundësish kundër koronvirusi.

Emri i vaksinës së re është EpiVaçorona dhe po prodhohet në Siberi nga Vector, një qendër e kërkimit biologjik.

E vendosur afër qytetit të Novosibirsk, Vector është një strukturë e klasit botëror e virologjisë dhe e bioteknologjisë dhe ka një nga koleksionet më gjithëpërfshirëse të viruseve në botë, duke përfshirë Ebolan, SARS-in dhe linë.

Vaksina e tretë po prodhohet nga Qendra Shkencore Federale Chumakov, e vendosur në Moskë.

Sipas Alexander Ryzhikov, shefi i Departamentit të Infeksioneve dhe gripit ne kompaninë Vector, vaksina e dytë ruse duhet të krijojë imunitet për të paktën gjashtë muaj dhe është bërë në një mënyrë që njerëzit të mund të vaksinohen shumë herë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *