Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria e Maqedonisë së Veriut s’e miraton kërkesën e ekspertëve për mbajtjen e maskës në mjedise të hapura


Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shqyrtuar kërkesat e Komisionit për Sëmundjet Infektive për mbajtjen e detyrueshme të maskës edhe në mjedise të hapura.

Një tjetër kërkesë që u shqyrtua ishte edhe kufizimi i numrit të vizitorëve në shtëpi deri në katër persona.

Pas shqyrtimit, qeveria arriti në përfundimin se për miratimin e tyre duhen bërë ndryshime ligjore.

“Në lidhje me këto rekomandime, Qeveria solli konkluzion se për realizimin e tyre është e nevojshme të bëhen ndryshime në Ligjin për Mbrojtje të Popullsisë nga Sëmundjet Ngjitëse. Me këto ndryshime do të sigurohet mundësi – me akte nënligjore Qeveria t’i rregullojë masat e propozuara me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie, zbulimit të hershëm, parandalimit të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse dhe infeksioneve, t’i rregullojë të drejtat dhe obligimet e institucioneve shëndetësore, personave fizikë dhe juridikë, si dhe ta rregullojë mbikëqyrjen mbi zbatimin e masave, me qëllim që njerëzit të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse.” – thuhet në deklaratën e qeverisë, raporton INA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *