Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratave të sotme të kreut të PD-së, Basha, se kreu i qeverisë pok bëhet gati të komandojë në krye të Bashkisë së Durrësit, deputeten Milva Ekonomi për të nënshkruar koncesionin 100 milionë eurosh për incineratorin e Tiranës.
Kreu i qeverisë iu drejtua Bashës duke se PD-ja ka marrëdhënie fiziologjike me kaosin e mbeturinat ndërsa Shqipëria e rilindjes urbane, shkruan Rama, nuk do ndalet deri sanë çdo cep të vendit të mos digjen e kalben mbeturina.
“Lulëzim, unë e di që Partia Demokratike ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat, jo vetëm sepse një mbeturinë të komunizmit dhe një rrëmujaxhi patologjik e ka lider prej 30 vjetësh, po edhe sepse kurdo e kudo ka qeverisur plehrat i ka pasur male krenare!…Por do ti s’do ti, doni ju s’doni ju, Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra, sepse mesjeta juaj ka vdekur e s’kthehet më!” – tha Rama.
Kryeministri i bëri thirrje Bashës që të heqë dorë nga nostaligjia për mbeturinat pasi nuk do arrijë t’i kthejë qytetet e vendit në male me plehra duke sharë e shpifur.
“Prandaj Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe dhe harroje se duke sharë, akuzuar, shpifur do ta kthesh Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin e Shqipërinë, në epokën e vargmaleve të turpshme me plehra në emër të popullit që mezi të pret në 25 prill’.” – shtoi kryeministri.