Një kamion i ngarkuar me kanabis, është kapur nga forcat e Policisë së Janinës në të hyrë të fshatit Kallpaq pak kilometra nga kufiri greko-shqiptar.
Burimet zyrtare nga Policia e Janinës bëjnë të ditur se janë arrestuar transportuesit e mallit narkotik të cilët janë të dy persona nga Gjirokastra. Personat e arrestuar janë një 30-vjeçar me iniciale S.D. Gjirokastra dhe një 60-vjeçar me iniciale B.K. nga Dropulli, raporton Report TV.
Mësohet sipas burimeve se kamionët, momentin e ndalimit nga Policia Greke, kanë qenë të parkuar pasi metoda që kishin zgjedhur transportuesit ishte që të ndanin në mënyrë të barabartë peshën e mallit në të dy mjetet që drejtoheshin nga dy gjirokastritët.
Kamioni që ishte karroceri kishte marrë mallin e ardhur nga Shqipëria, ndërsa kamioni tjetër ishte shoqërues dhe kishte për qëllim marrjen e gjysmës së ngarkesës totale prej 115 kg kanabis.
Policia greke sapo ka konfirmuar në bazë të dëshmive të të arrestuarve, se lëndën narkotike e kishin marrë nga kufiri i gjelbër shqiptar përmes kafshëve dhe tre transportuesve romë.
Këta të fundit janë paguar me nga 50 euro vetëm për transportin që e kishin marrë mallin nga Shqipëria prej kufirit të gjelbër shumë larg Kakavijës dhe e kishin depërtuar në thellësi të territorit grek.
Aty dy shoferët e kishin depozituar në brendësi të kamionit. Referuar informacioneve të sigurta zyrtare, konfirmon emrat e të arrestuarve të cilët për arsye hetimi i përcjell me iniciale.