Vendosni fjalën kyçe....

Turqia zbulon rezerva të reja gazi natyror në Detin e Zi


Turqia ka zbuluar rezerva shtesë të gazit natyror në Detin e Zi, njoftoi të mërkurën presidenti Erdogan.

Gjetja do të shpallet zyrtarisht këtë të shtunë, nga kuverta e anijes kërkimore ‘Fatih’, ku ‘ne do të jemi personalisht dëshmitarë të përpjekjeve në vend dhe do të njoftojmë sasinë e rezervave të reja’, tha Erdogan gjatë një takimi me grupin parlamentar të partisë së tij në pushtet, Partia e Zhvillimit (AK).

Njoftimi i gjetjes këtë gusht për 320 miliardë metra kub gaz në rezervat e Detit të Zi nga anija kërkimore ‘Fatih’ ishte një ngjarje tejet e rëndësishme shtoi presidenti turk.

Ky është zbulimi më i madh në historinë e Turqisë. Zyrtarët kanë thënë se gazi mund të fillojë të nxirret nga shtrati i detit për t’u futur në përdorim rreth vitit 2023.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *