Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 535 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), shifra më e lartë e rasteve ditore që nga shpërthimi i pandemisë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve me këtë virus në vend ka shkuar në 22.170.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 6 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 815.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 168 pacientë të tjerë të shëruar nga COVID-19, duke e çuar në 16.758 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga ky virus në vend, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 4.597.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.445 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 214.235 teste.