Vendosni fjalën kyçe....

Atentati ndaj shefit të policisë bashkiake, dorëzohet edhe bashkëpunëtori i autorit të dyshuar


Pas dorëzimit të Ilirjan Hasanajt është vetëdorëzuar në polici dhe Verzen Bajrakurti, kushëriri i 19-vjeçarit.

Bajrakurti dyshohet si bashkëpunëtor i Hasanaj në plagosjen e dyfishtë të Mentor dhe Xhelal Hasanajt.

Mentor Hasanaj mban detyrën e shefit të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe.

Bajrakurti dyshohet se është personi i cili ka pritur me makinë në rrugën dytësore Ilirjan Hasanaj për t’u larguar pas plagosjes së babë e bir.

Dy kushërinjtë kanë qenë bashkë në motor dhe më pas Verzen Bajrakurtaj dyshohet se ka zbritur nga motori duke marrë një makinë.

Më pas ai e ka pritur autorin e dyshuar Ilirjan Hasanaj në një largësi afro 500 metër nga vendi ku ndodhi plagosja. Tashmë pritet dëshmia e dy të rinjve në polici, si dhe zbardhja e motiveve të ngjarjes në fjalë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *