Vendosni fjalën kyçe....

Autoriteti i Konkurencës gjobit 24 kompani farmaceutike


Autoriteti i Konkurencës ka vendosur të gjobisë 24 kompani farmaceutike për shkak se kanë rritur çmimet e disa produkteve, kërkesa për të cilat u shumëfishua si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri.

““FO Pharma” SHPK, “Delta Pharma – AL” SHPK, “Pharma One” SHPK, “Intermed” SHPK, “Alfarmakos” SHPK, “Trimed” SHPK, “Megapharma” SHPK, “Evita” SHPK, “IMI – Farma” SHPK, “Fufarma” SHA, “Medicamenta” SHPK, “Mini Invest Albania” SHPK, “Delta Med” SHPK, “O.E.S Distrimed” SHPK, “Montal” SHPK, “MSE” SHPK, “Farma Net Albania” SHPK, “Tresi – Farm” SHPK, “Incomed” SHPK, “Florifarma” SHPK, “Lekli” SHPK, “Dial – ALB” SHPK, “Sirol 2008” SHPK, “Aquila Group” SHPK në tregun e shitjes me shumicë të materialeve paramjekësore, për mos zbatimin e masës së përkohshme të VKK nr. 685, datë 18.03.2020 “Për marrjen e masës së përkohshme për vendosjen e konkurrencës në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore”-thuhet në njoftimin e autoritetit të Konkurencës.

Autoriteti fillimisht i kërkoi kompanive informacion mbi produktet dhe çmimet e shitjes, ku dhjetë nga kompanitë e pyetura nuk iu përgjigjën.

Nga analiza e sjelljes së ndërmarrjeve gjatë periudhës Shkurt-Maj 2020 në tregun e tregtimit me shumicë të materialeve maska, alkool dhe gel-dezinfektant konstatohet se ndërmarrjet kanë vazhduar të rrisin në mënyrë të pajustifikuar çmimet, duke mos zbatuar VKK nr. 685, datë 18.03.2020 “Për marrjen e masës së përkohshme për vendosjen e konkurrencës në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore”, thuhet në vendimin e autoritetit.

Për këto arsye, kompanitë që iu përgjigjën kërkesës për informacion, u gjobitën me nga 1 milionë lekë secila ndërsa kompanitë që nuk u përgjigjën, u gjobitën me 2 milionë lekë secila për shkak se mungesa e përgjigjes u konsiderua rrethanë rënduese.

Autoriteti shpalli gjithashtu se do të nisë një hetim të thelluar në këtë treg, në përfundim të së cilit, kompanitë që gjenden përgjegjëse do të mund të gjobiten me deri 10% të xhiros vjetore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *