Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Kaninës padisin deputetin Fate Velaj: Po na grabit tokat


Banorët e fshatit Kaninë në Vlorë kanë paditur në gjykatë deputetin socialist Fate Velaj. Sipas tyre, deputeti i PS-së ka përfituar në mënyrë të paligjshme 120 hektarë tokë.

Banorët që pretendojnë se janë pronarët e ligjshëm të tokës kanë firmosur një peticion duke thënë se po u grabitet toka e i janë drejtuar gjykatës për të zgjidhur çështjen e pronësisë me deputetin socialist, raporton Fax News.

Sipas tyre, Velaj, po merr në mënyrë abuzive tokat e fshatit Kaninë deri në Ujin e Ftohtë. Banorët theksojnë se i kanë të gjithë dokumentet e rregullta të pronave të tyre por edhe deputeti socialist, Velaj, pretendon të njëjtën gjë duke thënë se është trashëgimtar i ligjshëm i tyre.

Padia e parë e Velajt ndaj banorëve është rrëzuar nga gjykata e çështja ka shkuar në apel. Banorët kanë paralajmëruar një protestë ditën e sotme në Kaninë për përplasjen me deputetin e PS-së mbi pronësinë e tokës në fjalë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *