Vendosni fjalën kyçe....

Basha e akuzoi se kishte grabitur 75 milionë euro me inceneratorët, Rama: Shqiptarët s’janë budallenj


Pas akuzave të kreut të PD-së, Basha, ndaj kryeministrit Rama për inceneratorët, ka ardhur reagimi i këitj të fundit.

Ai ka postuar tre cicërima në Twitter ku i shkruan kryedemokratit se shqiptarët nuk janë budallenj dhe nuk do kthehen më te plehrat që po pastrohen.

“E ke dëgjuar mirë nga unë, se ta kam thënë shpesh, shqiptarët s’janë budallenj, po ajo që s’kupton ti kur e thua këtë është se shqiptarët s’kthehen më tek plehrat o Lul!Sa më shumë do vuash në sytë e tyre duke qarë për plehrat që po pastrohen,aq më shumë do mërzitesh në 25 prill!” – shkruan Rama.

Ai më tej ironizoi Bashën duke e pyetur lidhur me sallën ku kryedemokrati organizon bashkëbisedimet me gazetarët duke e quajtur sallë dashmash.

Në fund kryeministri i kujton Bashës kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës duke thënë se e bëri Tiranën mal me plehra.

“Po si mund t’u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigande në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im Artist, me plehrat në gojë?! Po ç’është ajo sallë dasmash ku i bëke konferencat o Lulëzim?!Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla dhe ti si dhëndërr i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë!” – mbyll Rama postimin në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *