Në studion e emisionit “Opinion” teksa Kryeministri Edi Rama po shpjegonte PPP-të e inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës ,kreu i opozitës Lulzim Basha kërkoi të ndërhynte në telefon.
Basha kërkoi që të ndërhynte me telefon në debatin ndaj Ramës pasi ky i fundit e përmendi për një dokument të firmosur në kohën kur kryedemokrati drejtonte Bashkinë e Tiranës ku propozonte të jepte me koncesion landfillin e Sharrës.
Më herët ka qenë Kryetari i PD-së i cili ka akuzuar qeverinë se po abuzon me inceneratorët e mbeturinave dhe po jep para për impiante që nuk po ndërtohen.