Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka ndërhyrë në emisionin “Opinion” në debatin që zhvillohej për incineratorët me kryeministrin Edi Rama.
Basha sqaroi historinë e trajtimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës në kohën kur drejtonte ai Bashkinë e Tiranës dhe pse u dha me koncesion.
Basha: Edi Rama në kohën kur ishte në Bashkinë e Tiranës nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Bankën Botërore dhe IFC-në për situatën e Sharrës, ndërsa kur erdha unë në krye të Bashkisë, firmosa të kryhej studimi i fizibilitetit
Ti theve një marrëveshje me GIZ, që kishte këshilluar që Shqipëria nuk ka nevojë për inceneratorët.
11 vite i le plehrat e Bashkisë së Tiranës së Tiranë, dhe kur u bëre Kryeministër nuk lejove të kryhej një projekt i Bankës Botërore. Ti nuk doje të trajtoheshin plehrat si në një vend normal. Lejove ti jepej Sharra një pjesëtari të bandës së Lushnjës.
Rama: Ik o Lul fli gjumë, mbylle, mos e banalizo, se do iki unë, ndryshe.