Është dorëzuar në polici autori i dyshuar për atentatin ndaj shefit të policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj dhe familjarëve të tij.
Prej ditësh, 19-vjeçari, Ilirijan Hasanaj qëndronte në arrati, ndërkohë vetë babai i tij në një deklaratë para disa ditësh premtoi se do negocionte që djali i tij të dorëzohej.
Ilirjan Hasanaj akuzohet për plagosjen e Mentor dhe Xhelal Hasanaj, ndërkohë që në makinë bashkë me ta udhëtonte dhe gruaja e policit, Vjollca Hasanaj, e cila fatmirësisht nuk u prek nga plumbat. Kujtojmë se dje, Arben Hasanaj, babai i 19-vjeçarit i bëri thirrje publikisht të birit që të dorëzohej në polici.