Vendosni fjalën kyçe....

Katalonia mbyll baret e restorantet për 15 ditë


Me rritjen e numrit të rasteve me Covid në Katalonjë (Spanjë), qeveria rajonale ka njoftuar mbylljen e bareve dhe restoranteve për dy javë.

Po ashtu janë pezulluar të gjitha garat sportive joprofesionale.

Shefi i përkohshëm rajonal, Pere Aragones, tha të mërkurën se Katalonia kishte nevojë të vepronte tani në mënyrë që të shmangte një bllokim të plotë në të ardhmen. Sipas masave të reja, baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen plotësisht për 15 ditë nga e premtja, me përjashtim të atyre që të sjellin ushqimin dhe pijet në shtëpi.

Masat e reja parashikojnë gjithashtu reduktim të kapacitetit në qendra tregtare dhe palestra, si dhe ndalimin e mësimit në auditore.

Kufizimet janë një goditje e madhe për sektorin e turizmit në Barcelonë, por Aragones i përshkroi masat si “të dhimbshme por të nevojshme”. Ai shtoi: “Ne kemi vendosur të zbatojmë kufizime atje ku shumica e njerëzve nuk mbrohen.”

Masa të ngjashme janë aplikuar edhe diku tjetër në Evropë ditët e fundit. Të mërkurën, Irlanda e Veriut njoftoi mbylljen e pijetoreve dhe restorante për katër javë, ndërsa Skocia aktualisht po u nënshtrohet të njëjtave masa për një periudhë dy javore.

Vendimi i qeverisë Katalonase është një kontrast i plotë me zhvillimet në Madrid, ku qeveria e krahut të djathtë ka luftuar vendosjen e një bllokimi të pjesshëm nga qeveria qendrore e Spanjës.

Shkalla e infeksionit në Katalonjë është dukshëm më e ulët se e kryeqytetit spanjoll, me 263 raste për 100,000 banorë. Shifra aktuale në Madrid aktualisht është rreth 490 raste për 100,000 banorë megjithëse shkalla e infeksionit kishte arritur edhe në 780 më herët në tetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *