Presidenti Meta ka përshëndetur dorëheqjen e presidentit të Kirgizstanit pas anulimit të zgjedhjeve të fundit.
Kreu i shtetit shkruan se zgjedhjet e fundit në vendin aziatik u manipuluan e anuluan me të drejtë pas protestave popullore.
Ai thekson se autorët e krimeve zgjedhore e dhunës kriminale duhet të vihen para drejtësisë.
“Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.
Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.
Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë! – shkruan Meta në Facebook.