Vendosni fjalën kyçe....

Pak orë në grevë, dy nga gratë naftëtare në Ballsh dërgohen në spital


Në vetëm pak orë në grevë urie, dy prej grave naftëtare janë dërguar me urgjencë në spitalin e Ballshit, pasi kanë patur probleme me tensionin.

Pas mjekimit në spital, ato thonë se do të rikthehen në grevë urie, edhe pse shumë prej tyre trajtohen me ilaçe për shkak të probleme shëndetësore që ato kanë.

Ndërkohë 10 naftëtarët që prej 18 ditësh qëndruar në grevë i dhanë fund sot rezistencës për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore. Një mjeke e cila i ka vizituar nga afër naftëtarët ka deklaruar se ata duhet ta ndërpresin grevën për shkak të kushteve të vështira.

“Gjendja paraqitet shumë e rënduar. Mbizotëron ankthi, atakikardia e disa janë me tension të ulët dhe disa me të lartë. Janë me probleme me frymëmarrjen. Për mua duhet ta ndërpresin grevën për shkak të gjendjes shëndetësore, por nuk më takon mua ta vendos këtë. Ndihma nuk u mungon asnjëherë, por për shkak të  kapaciteteve të vogla mjekësore këtu në qytetin tonë ndaj nuk mund të qëndrojmë 24 orë.” – thotë mjekja.

15 gratë naftëtare u futën sot në grevë, pasi dolën nga greva 10 naftëtarët burra që qëndronin prej 18 ditësh. Naftëtarët kërkojnë 26 pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në rafineri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *