Vendosni fjalën kyçe....

Panairi i Librit do organizohet online, vendimi nga Shoqata e Botuesve


Pas anulimit të Panairit të Përvitshëm të Librit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, shoqata e botuesve ka deklaruar se do e bëjë atë online.

Për këtë arsye, ditën e sotme kryesia e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë zhvilloi një takim për të organizuar online panairin e 23-të të Librit të Tiranës.

Njoftimi i Shoqatës

Sot u zhvillua mbledhja e zgjeruar e kryesisë së Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, me temë: Organizimi online i Panairit të 23 të Librit të Tiranës, në kushtet e pandemisë Covid-19.

Të bindur që Panairi i Librit është një ngjarje madhore, e cila nuk duhet t’i mungojë qytetit të Tiranës, por edhe lexuesve nga gjithë vendi, të gjithë të pranishmit ishin të një mendjeje për organizmin, në ditët e caktuara që më parë, të një Panairi Libri, kësaj here në një edicion special, kryesisht online, për shkak të pandemisë.

Ky Panair do të karakterizohet nga një bashkëpunim i gjerë i botuesve shqiptarë.

Gjatë ditëve të tij, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë.

Që sot ka filluar puna për organizimin e Panairit të Librit Online. Qendra e këtyre veprimtarive do të jetë qyteti i Tiranës që këtë vit ka 100-vjetorin e tij.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *