Vendosni fjalën kyçe....

Përshkallëzohet greva e naftëtarëve të Ballshit, dalin burrat e hyjnë gratë


Naftëtarët kanë hyrë sot në ditën e 18 të grevës së urisë dhe situata po përshkallëzohet.

Kjo pasi 10 grevistët burra kanë vendosur të dalin nga greva e urisë dhe në vend të tyre do të futen gra naftëtare. Pritet që numri i grave që do futen në grevë të jetë rreth 15.

Mjekja Sidorela Asllanaj thotë se ambientet ku po zhvillohet greva janë të papërshtatshme, ndaj është e rëndësishme që naftëtarët të tërhiqen nga ky vendim.

“Naftëtarët duhet të largohen nga greva pasi gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë”, është shprehur mjekja.

Kujtojmë se ditën e djeshme, pasi përplasje gjatë protestës përpara rafinerisë, pasi naftëtarët thyen kordonin e krijuar nga policët dhe rrëzuan portën e Uzinës duke hyrë brenda.

Prej 9 muajsh naftëtarët e Ballshit janë pa punë pa asistencë sociale dhe me 26 paga të prapambetura. Ata kërkojnë rifillimin e punës dhe pagat e prapambetura, por nga ana e institucioneve shtetërore ende nuk kanë marrë një përgjigje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *