Protestë kundër për mbajtjes së maskave p zhvillohet te Kryeministria në Tiranë. 50 persona janë mbledhur për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e maskave dhe në ambientet e jashtme.
Policia ka shoqëruar 3 të rinj pjesëmarrës në protestë.
Protestuesit kanë paralajmëruar se do të djegin një numër maskash në mënyrë demonstrative për të treguar kundërshtimin e tyre.
“Për t’i thënë ‘jo’ diktaturës së maskave, për ti çjerrë maskat sistemit globalist që na sundon”, tha një prej protestuesve.
Ndërsa një tjetër e cilësoi shkelje kushtetuese dhe vendimin e kryeministrit arbitrar.
“Ia vlen të protestosh dhe i vetëm kundër një ligji të padrejtë që nxjerr me akt normativ kryeministri. Kundër shkeljes kushtetuese, është një nen i veçantë mbi liritë dhe të drejtat e njeriut. Kryeministri nxjerr vendime arbitrare”- deklaroi ai.