Kryeministri Edi Rama, në një debat televiziv në emisionin “Opinion” duke folur për situatën e pandemisë dhe masat e reja të marra për përballimin e saj.
Rama tha se nuk do ketë një paketë tjetër ndihme për qytetarët apo rindërtimin e ekonomisë.
I pyetur nga gazetari Rakipllari: Do ketë apo jo një paketë të tetë për rimëkëmbjen për ekonominë? Siç e kishte Maqedonia që pati një paketë të katërt për turizmin para dy ditësh?
Rama u përgjigj:“Nuk e kam thënë asnjëherë që do të ketë. Unë nuk numëroj miliona në televizor, por shoh shifrat konkrete dhe disbursimet të të gjitha vendeve. Deklaroi edhe Serbia që ishte edhe më e madhe se e gjithë botës, se ishte para zgjedhjeve, por çfarë u ka shkuar qytetarëve në xhep është komplet tjetër nga ajo. E çfarë janë nga ato shifra kredi e çfarë janë pagesa direkte është një gjë krejt tjetër”.