Kryeministri Rama i është rikthyer akuzës ndaj presidentit Meta për përfshirjen e këtij të fundit në zgjedhje.
Kreu i qeverisë shkruan në Twitter se futja e kreut të shtetit në lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL-së për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion, është krim mendor
“Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!” – shkruan Rama.