Këtë të enjte, ish-kryeministri Sali Berisha feston datëlindjen. Ai ka mbushur 76 vjeç ndërsa po e kalon këtë ditë të veçantë pranë të shoqes Liries, me të cilën ka ndarë një foto.
“Miq, sot 76 vjeç!
Mirenjohje te pakufishme Zotit, familjes dhe te gjithe atyre qe me dashurine, miqesine, besimin dhe mbeshtetjen kane qene dhe jane eleksiri i udhetimit tim jashte imagjinate 76 vjeçar. Zoti ju bekofte!”- shkruan Berisha në një mesazh në Facebook.
Në vitet ’90, Sali Berisha braktisi karrierën e tij kardiolog dhe si profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, për t’u bërë lider i Partisë Demokratike.
Ai shërbeu si presidenti i dytë i Shqipërisë nga viti 1992-1997 dhe si kryeministër nga viti 2005 deri në vitin 2013, vit kur humbi zgjedhjet përballë Edi Ramës.
Deri më sot, Berisha është lideri që ka qëndruar më gjatë në pushtet gjatë periudhës së zgjedhjeve të lira dhe i vetmi president në vend që është zgjedhur dy herë.