Zëdhënësi i presidentit Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit dhe të dënojë zgjedhjet në Kirgizstan si kreu i OSBE-së që është.
Blushi shkruan se Rama ka futur në Parlament e ka zgjedhur në krye të bashkive kriminelët e trafikantët.
Ai i kujton kreut të qeverisë se ora e përballjes po afron dhe nëse ai nuk do respektojë marrëveshjen e 5 qershorit nuk do mund të fshihet as në skutat e Twitter-it.
“Buburrec Trendi respekto urgjent 5 Qershorin se le nam dhe dënoi në emër të OSBE-së zgjedhjet e Kirgistanit që ishin si të Shijakut dhe Dibrës. Me Presidentin ti je vite dritë larg. Ishe ti që i fute në Parlament dhe i vendose në krye të Bashkive, kriminelët dhe trafikantët. Këtë e di e gjithë bota!
Presidenti të ka ftuar në Përballje! Po pret studion televizive dhe orën! Pse ke frikë?! Pse mblidhesh si buburrec e fshihesh pas Twitterit?! Je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistanin e largët! Ora e Përballjes po afron! As në skutat e Twitter-it nuk do fshihesh dot po nuk respektove urgjent Marrëveshjen e 5 Qershorit! – shkruan Blushi.