Vendosni fjalën kyçe....

Tikhanovskaya i jep ultimatum Lukashenkos: Dorëhiqu brenda 10 ditësh ose përballu me trazira masive


Liderja e opozitës bjellorusen mërgim ka paralajmëruar presidentin e vendit Lukashenko që të dorëhiqet brenda dhjetë ditësh ose të përballet me trazira masive.

Ish-kandidatja për presidente që ka akuzuar Lukashenkon për manipulimin e zgjedhjeve të 9 gushtit, ndodhet në Lituani e që andej ka kërcënuar rivalin e saj se do përballet me trazira nëse kërkesat e saj nuk plotësohen brenda afatit.

Përveç dorëheqjes së Lukashënkos, ajo kërkoi ndalimin e dhunës ndaj protestuesve si dhe lirimin e të gjithë të arrestuarve në protestat e fundit, përfshirë bashkëshortin e saj, Sergey dhe bashkëpunëtoren e saj, Maria Kolesnikova.

“Ne shpallim një ultimatum kombëtar dero më 25 tetor. Nëse autoritetet nuk i përmbushin këto kërkesa, opozita do të organizojë greva, do të bllokojë rrugët dhe do t’u bëjë thirrje mbështetësve të ndalojnë blerjen e mallrave në dyqanet shtetërore.” – tha Tikhanovskaya.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *