Vendosni fjalën kyçe....

Turqia mban në ajër për 20 minuta avionin që transportonte ministrin e Jashtëm grek


Turqia ka mbajtur mbrëmjen e kaluar në ajër për gati gjysmë ore avionin e qeverisë greke mbi kufirin turko-irakian, duke mos i dhënë leje fluturimi.

Në avion ndodhej ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, i cili po kthehej nga Bagdadi në Athinë.

Një vonesë e tillë e një misioni diplomatik të planifikuar që ka marrë të gjitha lejet e nevojshme paraprakisht konsiderohet e pazakontë dhe po shihet nga Athina si një provokim i ri nga Ankaraja.

Ekathimerini shkruan se avioni kërkoi leje nga autoritetet turke të aviacionit ndërsa kaloi kufirin irakian pasi u nis nga Bagdadi, por iu desh të priste 20 minuta për t’u dhënë lejen.

Pas 20 minutash, avioni rifilloi kursin e tij normal në hapësirën ajrore të Turqisë.

Ky incident ndodhi disa orë përpara se krerët e Bashkimit Evropian të takoheshin në Bruksel.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *