Një pronar palestre në Liverpool, në veri të Anglisë, ka shpërndarë një video të një sulmi të policisë në mjediset e biznesit të tij, gjatë së cilës atij iu dha një gjobë prej 1.000 stërlinash për shkeljen e masave të bllokimit të koronavirusit në vend.
Pronari i ‘Body Tech Fitness’, Nick Whitcombe, iu nënshtrua një bastisjeje në orët e para të mëngjesit të mërkurën në mëngjes, pas një njoftimi anonim nga një informator se përdoruesit e palestrës po thyen rregullat e qeverisë për bllokimin e koronavirusit.
Policia i dha atij një paralajmërim për t’u mbyllur dhe një njësi e armatosur më pas u paraqit për t’i vënë gjobën.
Whitcombe ka kundërshtuar mbylljen e palestrës duke argumentuar se sipas statistikave zyrtare që kanë të bëjnë me industrinë në fjalë nga afërsisht 22 milionë vizita në palestra në të gjithë Anglinë mes 25 korrikut dhe 13 shtatorit kanë rezultuar në vetëm 78 raste me Covid-19, ose 0.35 raste për 100,000 vizita.
“Është zhgënjyese. Ata dërguan shtatë ose tetë oficerë të armatosus. Sa shpenzim i kotë.” – tha Ëhitcombe, duke argumentuar se nëse bizneset do mbyllen kësisoj, nuk do ketë më vende pune, s;do ketë më palestra.
Kryeinspektorja e policisë së Merseyside, Claire Richards, tha se ajo i kuptonte zhgënjimet e bizneseve lokale, por deklaroi se ‘fokusi i të gjithëve tani duhet të jetë në parandalimin e përhapjes së virusit dhe kthimin në normalitet sa më të sigurt dhe sa më shpejt të jetë e mundur’.