Vendosni fjalën kyçe....

Akuza e fortë e Kryemadhit: Administratorët e PS-së pazare për rindërtimin e banesave, kemi regjistrime


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka akuzuar administratorët e Partisë Socialiste në Bashkinë e Tiranës, për një skemë abuzimi me rindërtimin e banesave.

E ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH, Kryemadhi tha se administratorët u ofrojnë qytetarëve pazare të pista për të përfituar shuma të mëdha parash.

Kryemadhi pohoi se ka regjistrime për akuzat në fjalë.

“Tërmeti dhe pandemia nuk janë ato të cilave ai po i përkushtohet. A e dini ju çfarë ndodh në Kashar, në Vaqarr apo Kombinat? A e dini ju që administratorë të Partisë Socialiste shkojnë dhe i thonë banorëve do marrësh 22 milion lek për tërmetin, ty nuk të është prishur shtëpia, prish një derë këtu, një mur dhe të bëjmë proces-verbalin, ti do marrësh 5 milion lekë, 15 milion lekë do i marrim ne. Dhe i pyet ai: Po si do ja bëjmë?

Dhe këta që ia kthejnë: Po hajde mo vëlla se ky iku tani! I kemi raste, i kemi edhe të regjistruar administratorët dhe do t’jua nxjerrim kur t’ju vijë koha, kur të shkojë të inaugurojë shtëpitë. Abuzime të tilla të tmerrshme janë pafundësisht.” – tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *