Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Aferat mafioze të inceneratorëve do i anulojmë që ditën e parë të qeverisjes


Kreu i PD-së, Basha, premtoi mbrëmjen e sotme anulimin e projekteve të inceneratorëve, të cilët sipas tij janë afera korruptive dhe dërgimin para drejtësisë të përgjegjësve për grabitjen e dhjetëra miliona eurove nga taksat e shqiptareve.

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, kryedemokrati tha ato kontrata janë të paligjshme dhe që ditën e parë në qeveri ato do anulohen.

“Prej ditës së parë të qeverisjes do i anulojmë aferat korruptive të inceneratorëve, me të gjitha mekanizmat ligjore që ka një shtet ligjor sepse janë kontrata të antiligjshme. Këto janë afera mafioze. Po të them diçka për afera shumë më pak se kaq ka përfunduar në burg kryetari i bashkisë së Veronës dhe drejtori i ndërmarrjes. Një kompani me 1 mijë euro që bëhet një ditë para se të marrë kontratën me një person që nuk i dihet ku i ka këmbët, që i ka të regjistruara të gjitha kompanit offshore, që merr 75 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe nuk ka bërë as 12% investime, nuk ka gjykatë që nuk e dënon.” – tha Basha.

Kreu i PD-së, tha më tej se forca politike që drejton ka një plan masash të qartë lidhur me kapërcimin e krizës në vend duke e akuzuar kryeministrin Rama për premtime të pambajtura.

“Unë s’kam premtime, kam plan që është krejt i zbatueshëm. Është pjesë e një pakete masash. S’i ka mbajtur premtimet ka 7 vite. Një nga arsyet që mjafton për ta larguar është se nuk ka mbajtur asnjë premtim. Paga minimale, është pjesë e një pakete masash. Në drejtim të ekonomisë dhe të gjitha fushave të tjera do ketë personalitetet dhe profesionistët më të mirë të vendit në 30 vite. Taksa e sheshtë 9% do luftojë informalitetin.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *