Vendosni fjalën kyçe....

Basha i kthehet Ramës: Lëre viktimizimin por trego ku ke çuar lekët


Vijojnë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Bashës lidhur me inceneratorët. Basha i thotë Ramës që të mos viktimizohet për të fshehur vjedhjen por të tregojë se ku i ka çuar paratë.

“Lëre viktimizimin për të fshehur vjedhjen. Plehrat e tua janë në çdo cep të Shqipërisë dhe 70 mil euro kanë avulluar pa bërë asgjë. Trego ku i ke çuar lekët. Retorika boshe nuk të shpëton dot këtë herë. Atë që nuk e thua dot sot, do ta thuash nesër në bankën e të akuzuarve.” – shkruan Basha në Twitter.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kryedemokratit, lidhur me akuzat e këtij të fundit për inceneratorët përmes një postimi në “Twitter”. Ndërsa i konsideron të pavërteta akuzat për inceneratorët, Rama thoshte se opozita merret me nënën e tij të ndjerë, duke iu referuar një mesazhi të ish-kryeministrit Sali Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *