Vendosni fjalën kyçe....

Dëmshpërblimi 45 milionë euro ndaj kompanisë greke, zbardhet vendimi i Arbitrazhit


Pak javë më parë, një vendim i Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë detyron shtetin shqiptar që t’i paguajë 45 milionë euro dëmshpërblim kompanisë greke, ‘Aktor’.

Vendimi ka të bëjë me punimet shtesë në autostradën Tiranë-Elbasan.

Në vendimin e zbardhur nga Exit, thuhet se sipas kontratës palët kishin rënë dakord për ngritjen e një bordi mosmarrëveshjesh për zgjidhjen me konsensus të pretendimeve që palët mund të kishin gjatë zbatimit të projektit.

Nëse një nga palët nuk ishte dakord me vendimit e bordit atëherë mund t’i drejtohej arbitrazhit ndërkombëtar dhe konkretisht në Gjykatën e Dhomës ndërkombëtare të Tregtisë.

Mosmarrëveshjet mes konsorciumit ndërtues dhe Autoritetit Rrugor të Shqipërisë lindën në vitin 2015, kur ndërtuesi paraqiti dy kërkesa për pagesë kostosh shtesë të punimeve për Segmentin III (Tiranë deri në hyrjen e tunelit) dhe Segmentin I (nga dalje e tunelit deri ne Elbasan) të autostradës, përkatësisht me vlerë 11,6 milionë dollarë dhe 25,2 milionë dollarë.

Në korrik të 2017 palët ranë dakord për të amenduar kontratën duke ngritur edhe një bord për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Vendimet e bordit nëse nuk apelohen brenda 28 ditësh atëherë janë të detyrueshme për t’u zbatuar. Ky bord më pas me dy vendime; 7 shtator dhe 9 tetor të 2017 ka vendosur që pala shqiptare t’i paguajë për punime shtesë kompanisë greke dy fatura prej 11,6 milionë dollarë dhe 25,2 milionë dollarë.

Procedura nga ngritja e bordit deri në marrjen e vendimeve është bërë pas zgjedhjeve të vitit 2017, teksa dikasteri i rrugëve dhe Ministria e Transporteve që deri në atë kohë drejtoheshin nga LSI, kaluan në duart e PS-së, shkruan Exit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *