Vendosni fjalën kyçe....

Kina kritika të ashpra SHBA-së: Akti i Hong Kongut shkel normat e ligjit ndërkombëtar


Kina ka kundërshtuar me forcë Ligjin e Autonomisë së Hong Kongut të miratuar nga SHBA-ja, i cili godet Pekinin lidhur me ligjet e vendosura nga Kina në rajonin gjysmë-autonom.

“Kina e kundërshton dhe dënon me forcë të ashtuquajturin Ligji i Autonomisë së Hong Kongut të sajuar nga SHBA-ja dhe vendimin e saj për të sanksionuar njerëzit.” – citoi media shtetërore Global Times, zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian.

Pekini është përballur me kritika të forta rreth ligjit të ri të sigurisë kombëtare të vendosur në Hong Kong këtë korrik. Ligji penalizon çdo veprimtari anti-Kinë. Ai u nxit nga protestat disa mujore anti-qeveritare që tronditën Hong Kongun vitin e kaluar.

“Praktikat e tilla shkelin seriozisht normat themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhyjnë ashpër në punët e brendshme të Kinës dhe SHBA-ja duhet të korrigjojë menjëherë gabimin e saj.” – shtoi Zhao.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *