Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Kreu i SPAK-ut të dalë e të thotë se në çfarë pike janë hetimet për inceneratorët


Në konferencën e sotme për mediet, kryedemokrati Lulzim Basha i bëri thirrje kreut të SPAK-ut, Arben Kraja që të prononcohet publikisht se në çfarë pike janë hetimet për inceneratorët.

“Çfarë vendi është ky, që nuk ka një prokuror të dalë e të thotë se ky është krim kaq i rëndë, se unë po nis hetimin dhe i çoj para drejtësisë dhe jap dorëheqjen.

Sot kanë mbështetjen time. Të thonë në çfarë stadi kanë nisur hetimet. Afera e incerenatorëve ka zbuluar një grup kriminal.

Arben Kraja kreu i SPAK të dalë sot para qytetarëve të thotë ku janë hetimet. Ose nëse ka presion mafioz të dalë të thotë që ne ti dalim në krah. Përndryshe po hesht ashtu siç bën pronari i nceneratorëve dhe për këtë do të marrë përgjejgësi”, tha Basha duke iu referuar asaj që e quan aferë të inceneratorëve.

Basha u zotua se pasi të vijë në pushtet, do të vendosë përpara drejtësisë nga zyrtari më i thjeshtë te më i larti lidhur me çështjen e inceneratorëve.

“Me dispozitat e ligjit anti mafia jo vetëm do të pezullohen, hetohen, anulohen çdo aferë korruptive, por të gjithë, nga zyrtari më i thjeshtë te më i larti, çdo partner do të vihet para ligjit dhe drejtësisë. Shqipëria ka pasur një plan për administrimin  e mbetjeve, Rama e ka gjetur të gatshëm dhe ky plan mund të zbatohej me transparencë dhe garë të hapur, Shqipëria i ka të gjitha mundësisë që mbledhja dhe trajtimi i plehrave të bëhen me mënyra bashkëkohore dhe në të njëtën kohë shteti të mos nxjerrë asnjë kacidhe nga taksa paguesit, se të gjithë paguajnë taksën e pastrimit.

Rama i ka vënë shkelmin për një person të vetëm që qëndron pas këtyre kompanive. Rikthimi i kësaj strategjie do të jetë hapi i parë, asnjë kompani e regjistruar guackë nuk do të lejohet as të marrë pjesë në prokurorim e jo më të përfitojë tendera, Shqiptarët kanë paguar 75 mln euro dhe këto para nuk dihet se ku kanë shkuar, por ju e dini tani se ku kanë shkuar këto lekë. Përsëris Arben Kraja të dalë dhe të flasë publikisht për aferën e inceneratorëve, është e pafalshme që gazetarë kurajoz kanë bërë transparence dhe SPAK të heshtë siç hesht Rama, Arben Ahmetaj dhe Veliaj, Mirel Mërtiri, kjo ju vendos në anën e gabuar, i kërkoj sot të bëjë detyrën, të dalë dhe të tregojë në çfarë stadi janë hetimet, prokurorët e ngarkuar, plani, kur do të pyeten Rama, Ahmetaj që brenda një dite morën 17 vendime, kush qëndron pas këtyre inceneratorëve, pse kanë marrë 75 milionë euro, kur Ministria e Financave thotë se nuk është i investuar as 12%, ku kanë shkuar paratë”, tha Basha.

Në konferencën me gazetarët, Basha tha se inceneratorët e Tiranës dhe të Fierit janë fiktivë dhe se kryeministri Edi Rama i ka dhënë dhjetëra milion euro të parave të popullit shqiptar, një personi që ka një  kompani guancë. Sipas tij, thesari zbrazet nga pagesat korruptive për inceneratorët dhe po mbushet me gjobat mbi qytetarët.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *