Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me inceneratorin si dhe për rregullin e ri për maskat me detyrim.
Basha thotë se thesari zbrazet nga pagesat korruptive për inceneratorë dhe po mbushet me gjobat mbi qytetarët.
“E vetmja veprimtari e qeverisë në kohën kur çdo shtet tjetër merr masak kundër pandemisë është qtë gjobisë qytetarët, gjoba për bizneset, për këdo, gjoba dhe vetëm gjoba.
Gjoba për të zbrazur dhe duke penguar incerenatorët e plehrave, ku qeveritarët. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë ndërkohë që rritet numri i të prekurve me Covid. E vetmja masë e qeverisë është të gjobisë qytetarët. Thesari zbrazet nga pagesat korruptive për inceneratorë, mbushet me gjobat mbi qytetarët.
Paketa e 3 nuk u bë kurrë realitet. Vendet e tjera kanë filluar paketën e katërt. Gjobë për qytetarin për shoferin për biznesin, kjo është përgjigja e vetme e Ramës ndaj pandemisë, njëherë nxjerr blindat për të luftuar Covid tani fshihet pas maskave.
Nuk ka asnjë transparencë mbi numrin e testimeve nga shteti dhe numrin e testimeve që bëjnë privatisht vetë qytetarët.
Jo vetëm 257 të shtruarit e sotëm, por edhe qindra të tjerë që nuk u bëhet tamponi në shtet, blejnë privatisht paketën e trajtimit anti-COVID.” – thotë Basha.